Trump dhe princi saudit i kurorës bien dakord për shitjen e avionëve amerikanë F-35

nga D. V.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka rënë dakord për një paketë mbrojtjeje me Arabinë Saudite, e cila do të përfshijë shitjen e avionëve luftarakë F-35 dhe rreth 300 tankeve amerikane në Riad, tha dje në mbrëmje Shtëpia e Bardhë.

Gjatë vizitës së Princit të Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman, dje në Shtëpinë e Bardhë,  administrata Trump njoftoi se Riadi do të rriste investimet në SHBA, nga 600 miliardë dollarë në gati 1 trilion dollarë.

“Trump dhe Mohammed nënshkruan Marrëveshjen Strategjike të Mbrojtjes SHBA-Arabi Saudite (SDA), një marrëveshje historike që forcon partneritetin prej më shumë se 80 vitesh mes dy vendeve në mbrojtje dhe rrit parandalimin e sulmeve të mundshme në të gjithë Lindjen e Mesme”, tha Shtëpia e Bardhë.

Trump gjithashtu miratoi një paketë të madhe shitjeje të mbrojtjes, duke përfshirë dërgesat e ardhshme avionëve luftarakë F-35 dhe siguroi një marrëveshje që Arabia Saudite të blinte gati 300 tanke amerikane.

Izraeli deri më tani ka qenë i vetmi vend në Lindjen e Mesme që përdor avionët amerikanë.

Ka patur spekulime, se sauditët shpresonin të merrnin teknologji ushtarake amerikane të avancuar gjatë vizitës, me avionët luftarakë F-35 që kërkoheshin kryesisht në Gjirin Persik.

Gazeta izraelite “Haaretz” raportoi se, me miratimin e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, SHBA-ja mund të shkëputej nga politika e gjatë e furnizimit, ekskluzivisht, të Izraelit me armët më të avancuara në rajon.

Sipas Institutit Ndërkombëtar të Kërkimeve për Paqen në Stokholm (SIPRI), Arabia Saudite ka qenë blerësja më e madhe e armëve amerikane për vite me radhë.

Shitjet e mëparshme kanë hasur kundërshtime në Kongres – për shkak të përfshirjes së Mbretërisë në konfliktin e Jemenit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More