Rrëshqitja masive e shkëmbinjve bllokon rrugën Qukës-Qafë Plloçë

nga L. M

Një rrëshqitje masive e dheut dhe shkëmbinjsh është evidentuar në aksin rrugor Qukës-Qafë Plloçë në afërsi të tuneleve.

Si pasojë e shirave të shumtë është shkëputur një sipërfaqe e madhe mali duke bërë bllokimin e plotë të aksit, raporton TCH.

Kompania kontraktuese e mirëmbajtjes është detyruar të vendosi në përdorim bajpas provizor për kalimin e mjeteve.

Kjo është problematika më e madhe e evidentuar nga rrëshqitjet në këtë aks rrugor, ndërsa pritet që autoritetet te marrin masa për hapjen e aksit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More