Gashi takohet me Hillary Clinton: Marrëdhëniet miqësore me SHBA mbeten shtyllë kyçe për sigurinë dhe zhvillimin e vendit

nga Xh M

Doha, 7 dhjetor – Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi është takuar me ish-sekretaren e shtetit të SHBA-së, Hillary Clinton gjatë Forumit të Dohas 2025. Gashi tha se gjatë këtij takimi u fol për rëndësinë e forcimit të dialogut ndërkombëtar dhe shtoi se “marrëdhëniet miqësore me SHBA-në mbeten shtyllë kyçe për sigurinë dhe zhvillimin e vendit”

“Gjatë punimeve të Forumit të Dohas 2025 pata një takim me znj. Hillary Clinton, ish-Sekretare e Shtetit të SHBA-së. Diskutuam mbi rëndësinë e forcimit të dialogut ndërkombëtar në funksion të stabilitetit dhe zhvillimit global, ndërsa vlerësova kontributin e saj afatgjatë në politikën e jashtme dhe në fuqizimin e komuniteteve. Theksova vlerën e marrëdhënieve të fuqishme miqësore me SHBA-në, që mbeten shtyllë kyçe për sigurinë dhe zhvillimin afatgjatë të vendit”, tha Gashi.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More