Jo alkool për t’ju marrë gjumi

nga D. V.

Një gotë verë para gjumit mund t’ju bëjë të ndjeheni më të përgjumur, por kur është fjala për kualitetin e gjumit, mos u mbështetni në të.Shkencëtarët kanë studiuar lidhjen mes përgjumësisë që vjen nga konsumimi i alkoolit dhe gjumit aktual qysh nga vitet 1930-ta.“Nëse pini alkool para se të flini, kjo do t’ju bëjë të flini më shpejt dhe të bini në gjumë më të thellë, por pastaj trupi fillon ta metabolizoj alkoolin, e kjo nuk është gjë e mirë”, thotë Thomas Roth.“Pra, gjumi juaj do të ndërpritet në mënyrë të tmerrshme”, ka shtuar ai.Kjo ndikon edhe në përditshmëri sepse, siç tregon një studim i vitit 1991, të rriturit që kishin konsumuar alkool para shtrati – qoftë edhe një sasi shumë të vogël – kishin pasur më shumë vështirësi t’i kryejnë detyrat ditën e ardhshme.Alkooli mund të jetë i mahnitshëm kur është fjala për të dalë me shoqëri dhe për t’u socializuar, por është ilaç i keq kur përdoret për gjumë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More