Ndalohet një person në Shkup, kapet me lëndë narkotike

nga D. V.

Ministria për Punë të Brendshme njofton se sot në mëngjes gjatë një kontrolli të një automjeti pasagjerësh ka gjetur dhe konfiskuar një sasi të mjeteve narkotike, pas çka ka arrestuar vozitësin.

“Sot (29.12.2025) në orën 07:40 pas masave operative-taktike të ndërmarra nga oficerët e Njësisë së Policisë Ndërhyrëse të SPB-së, u arrestua S.J. (29) nga Shkupi. Gjatë një kontrolli të një automjeti pasagjerësh me targa të Shkupit të drejtuar nga S.J. në bulevardin “Aradhat Partizane”, u gjetën 10 pako me marihuanë dhe 10 pako me kokainë.

Personi është arrestuar për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e një vepre penale dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More