PLD: Qeveria teknike nuk do t’i ushqejë qytetarët, është koha për reforma të vërteta

Nga B.M
654 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 9 janar – Partia Liberal-Demokrate (LDP) vlerëson se një takim i liderëve ka kuptim vetëm nëse në të diskutohen reforma thelbësore, e jo, siç thonë ata, zgjidhje tregtare dhe PR. LDP është e gatshme të marrë pjesë në një takim të tillë, por jo nëse ai reduktohet ekskluzivisht në çështjen e shfuqizimit ose mbajtjes së qeverisë teknike si temë e izoluar dhe boshe, pa përgjigje për pyetjet kyçe që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve.

“Është joserioze që politika të reduktohet në këtë: ‘ne jemi për shfuqizimin’ ose ‘ne jemi kundër shfuqizimit’ të qeverisë teknike. Dhe pastaj çfarë? Nëse shfuqizohet apo nëse nuk shfuqizohet?! A do të ushqehemi më lirë? A do të marrim frymë ajër më të pastër? A do të marrim më shumë mjete të pakthyeshme nga Bashkimi Evropian? A do ta zgjidhim më në fund korrupsionin? Nëse përgjigjja është jo – atëherë tema në vetvete është boshe. Pse disa ministri po vonohen me realizimin e agjendës reformuese? Deri ku ka arritur paketa e reformave sistemore që duhet ta çojë shtetin përpara? Qytetarëve u ka ardhur në majë të hundës nga deklaratat parciale dhe zgjidhjet ad-hok. Një qasje e tillë tregon se qytetarët nuk janë pikë interesi, por vetëm mjet për dominim mediatik”, thonë nga LDP.

Ata shtojnë se Maqedonisë nuk i duhen 120, por 90 deputetë. Maqedonisë nuk i duhen 25, por 15 ministri funksionale. Maqedonisë nuk i duhen grumbuj anëtarësh të bordeve drejtuese dhe mbikëqyrëse, as një ushtri zëvendësdrejtorësh. Maqedonisë i duhen më shumë para në xhepat e qytetarëve.

Sipas partisë, Maqedonisë nuk i duhet qeveri teknike, por një sistem efikas, racional dhe i depolitizuar – një njësi zgjedhore, lista të hapura dhe mundësi që qytetarët vetë të vendosin se kush do t’i përfaqësojë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër