Gruaja thotë se e largoi me forcë nga Urgjenca, arrestohet i punësuari si sigurim në Spitalin e Gostivarit

Nga B.M
718 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Gostivar, 10 janar – Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftojnë se kanë arrestuar një person, i punësuar si sigurim privat në Spitalin e Gostivarit, pasi një grua ka raportuar se i njëjti ka përdorur dhunë ndaj saj.

“Më 10.01.2026, në orën 00:30, zyrtarët policorë të DPB Gostivar kanë arrestuar personin P.T. (52) nga fshati Bellovisht i Gostivarit. Sipas denoncimit nga një grua 38-vjeçare, rreth orës 21:30, derisa ajo ndodhej në Qendrën Urgjente në Gostivar për t’u takuar me mjekun kujdestar, P.T. (i punësuar si sigurim privat në spital) e ka nxjerrë atë jashtë me forcë. Pas dokumentimit të rastit do të përgatitet parashtresë përkatëse”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër