Trump e thotë përsëri: Duhet ta kemi Grenlandën

nga D. V.

Presidenti amerikan ka përsëritur kërkesën e tij për kontrollin e ishullit danez.

Duke folur me gazetarët në Florida pak kohë më parë para se të fluturonte për në Uashington DC, Trump tha se Danimarka “nuk mund ta mbrojë atë”.

“Ne duhet ta kemi… Ata nuk mund ta mbrojnë atë, Danimarka”, ka thënë Trump, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ai theksoi se Grenlanda do të jetë një temë diskutimi me udhëheqësit evropianë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos këtë javë.

Ai do të shkojë atje me një delegacion të madh amerikan.

Presidenti amerikan zbuloi se ka pasur një “bisedë telefonike shumë të mirë” me shefin e NATO-s, Mark Rutte, në lidhje me Grenlandën dhe ka rënë dakord të takohet me “palë të ndryshme” në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër, këtë javë.

“Grenlanda është e domosdoshme për Sigurinë Kombëtare dhe Botërore”, vazhdoi Trump në postimin e tij. “Nuk ka kthim pas – Për këtë, të gjithë janë dakord!”. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More