Në Kodrën e Diellit trashësia e borës ka arritur në 24 centimetra

Nga B.M
573 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 20 janar – Temperaturat e mëngjesit në vend ishin dukshëm të ulëta; në Berovë janë matur -11 gradë celsius.

Pasojnë Kriva Pallankë, Mavrovë dhe Kodër e Diellit me -10 gradë, Shkup–Petrovec me -9, ndërsa -8 gradë janë regjistruar në Veles, Demir Kapi, Strumicë dhe Krushevë. Në Shkup–Zajçev Rid, Tetovë, Kumanovë, Kavadar, Prilep dhe Shtip, termometrat kanë shënuar -7 gradë.

Shtresa më e lartë e borës këtë mëngjes deri në orën 7:00 është në Kodër të Diellit– 24 centimetra, në Mavrovë 7 centimetra, ndërsa në Krushevë 3 centimetra.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër