Fatkeqësisht, pas shumë vitesh, antisemitizmi ende nuk është mposhtur përfundimisht. Është një sëmundje që është rikthyer për t’u përhapur, në forma të reja dhe virulente, deklaroi kryeministrja italiane Giorgia Meloni në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit.
‘’Sot ne riafirmojmë angazhimin tonë për të parandaluar dhe luftuar çdo aspekt të kësaj murtaje, e cila helmon shoqëritë tona dhe synon të minojë parimet e lirisë dhe respektit që janë themeli i kohezionit shoqëror’’, shtoi ajo.
“Në Ditën e Përkujtimit të Holokaustit, ne kujtojmë emrat dhe mbiemrat e viktimave dhe ripërtërijmë kujtimin e asaj që ndodhi edhe përmes dëshmisë së çmuar të të mbijetuarve dhe pasardhësve të tyre’’, theksoi ajo.
‘’Sot ne festojmë bashkë me ata të cilët nuk hezituan të rrezikonin jetën e tyre për t’iu kundërvënë planit nazist dhe për të shpëtuar jetë të pafajshme. Në këtë ditë, ne dënojmë edhe një herë bashkëpunimin e regjimit fashist në persekutimet, arrestimet dhe deportimet. Një faqe e errët në historinë italiane, e vulosur nga poshtërimi i ligjeve racore të vitit 1938”, përfundoi ajo.

