Forcat ruse kanë goditur përsëri një termocentral në Odessa, duke shkaktuar dëme “kolosale’’.
“Shkatërrimi është kolosal dhe puna e riparimit do të zgjasë shumë për të rikthyer pajisjet në gjendje pune”, thuhet në deklaratën e autoriteteve.
Ndërkohë, sulmet me drone në qytetin ukrainas ka lënë 23 të plagosur, me tre persona ende nën rrënoja.
“Vlerësimet paraprake tregojnë se mund të ketë tre persona nën rrënoja”, tha Oleg Kiper, kreu i administratës rajonale të Odessa.

