Kryeministri Mickoski në ngjarjen për Programin Erazmus+ në Fakultetin Ekonomik

nga D. V.

Shkup, 30 janar – Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, do të marrë pjesë në ngjarjen e organizuar nga “Agjencia Nacionale për Programe Arsimore Evropiane dhe Lëvizshmëri Erasmus+”, e cila do të mbahet në Fakultetin Ekonomik pranë Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi”.

Qëllimi i ngjarjes, ku do të shpallen prioritetet programore për vitin 2026, është që të theksohet rëndësia e programit Erazmus+, si faktor kyç në zhvillimin personal, akadmeik dhe profesional të të rinjve, përmes promovimit të mundësive që i ofrojnë programet arsimore evropiane dhe mbështetja shtetërore për studentët e Maqedonisë.

Sipas axhendës, ngjarje do ta hapin dekani i Fakultetit Ekonomik pranë USHCM, pr.dr. Mijallçe Santa dhe drejtoresha e Agjencisë nacionale për programe edukative evropiane dhe mobilitet, mr. Ana Mihajllov.

Kryeministri Mickoski, siç është paralajmëruar, do të japë kthesë të veçantë në mbështetjen institucionale dhe shtetërore për të rinjtë dhe arsimin.

Në pjesën e dytë të ngjarjes, përvojat e tyre personale dhe përfitimet nga pjesëmarrja në programe Erazmus+ do t’i ndajnë studentët Tea Micevska nga Fakulteti Jurudik dhe Teodor Boshkov nga Fakulteti Ekonomik, të cilët do të flasin për rrugën nga praktika studentore deri te zhvillimi profesional.

Ngjarja do të përfundojë me diskutim të hapur dhe shoqërim joformal. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More