Kasami takon ambasadorin e Hungarisë, diskutohet bashkëpunimi në zhvillimin lokal, arsim dhe kulturë

Nga B.M
640 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 30 janar – Kryetari i Komunës së Tetovës, **Bilall Kasami**, ka realizuar sot një takim zyrtar me ambasadorin e Hungarisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, **Andràs Klein**.

Sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të kryetarit të komunës, gjatë takimit është diskutuar për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Tetovës dhe institucioneve hungareze, me theks të veçantë në fushat e zhvillimit lokal, arsimit dhe shkëmbimit kulturor.

Kasami ka shprehur mirënjohje për mbështetjen dhe gatishmërinë e treguar nga pala hungareze për forcimin e marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimin e mëtejmë institucional.

Takimi u vlerësua si konstruktiv dhe në funksion të avancimit të projekteve të përbashkëta në interes të qytetarëve të Tetovës.

artikuj të ndërlidhura

error: Përmbajtja është e mbrojtur!!

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër