Rama në takimin inaugurues të Bordit të Paqes, takohet me Trump

nga D. V.

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në mbledhjen e parë të Bordit të Paqes në Uashington.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka shtrënguar duart me liderët e pranishëm, mes tyre edhe kryeministrin Edi Rama dhe Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Trump udhëheq sot takimin inaugurues të kësaj strukture të re ndërkombëtare, e krijuar për të adresuar situatën në Rripin e Gazës dhe për të diskutuar një plan më të gjerë paqeje dhe stabiliteti në rajon.

Në mesin e folësve të takimit do të jenë emra si sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, përfaqësues të SHBA-së dhe figura të tjera ndërkombëtare, përfshirë kryeministrin Edi Rama dhe ish-kryeministrin britanik Tony Blair.

Takimi zhvillohet në objektin “Donald J. Trump U.S. Institute of Peace”, i cili do të shërbejë si platformë për diskutime mbi një plan më të gjerë paqeje.

Takimi pritet të përfshijë përfaqësues nga mbi 45 vende, si edhe Bashkimin Evropian, ndërsa në fokus mbeten çështje të pazgjidhura që lidhen me paqen dhe sigurinë në Gaza.

Në rendin e ditës janë tema kyçe si çarmatimi i luftëtarëve të Hamasit, përcaktimi i fondit për rindërtimin e zonës dhe mekanizmat për shpërndarjen e ndihmës humanitare për popullsinë e prekur nga lufta.

postime të lidhura

Shkruani një koment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy