Osmani shtroi iftar për myftiun Naim Tërnava dhe delegacionin e BIK-ut

Nga D. V.
315 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, për nder të muajit të Ramazanit, ka shtuar mbrëmë iftar për Kryetarin e Bashkësisë Islame, myftiun Naim Tërnava, dhe delegacionin e tij.

Gjatë këtij takimi, Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e solidaritetit dhe përkushtimit ndaj njëri-tjetrit:

“Zemërgjerësia që manifestohet këtë muaj është një kujtesë e fuqishme për rëndësinë e solidaritetit, të përulësisë dhe të përkushtimit ndaj njëri-tjetrit”, tha Osmani.

Ajo gjithashtu shprehu falënderimin e saj për punën e vazhdueshme të Bashkësisë Islame të Kosovës, duke vlerësuar kontributin e tyre në kultivimin e vlerave të paqes, tolerancës dhe mirëkuptimit ndërmjet qytetarëve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër