Shpallet konkursi për regjistrim në shkollat e mesme

Nga Xh M
511 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 1 prill Zhurnal.mk – Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se është shpallur Konkursi për regjistrim në shkollat e mesme për vitin shkollor 2026–2027.

Konkursi parashikon mbi 25.000 vende të lira në të gjitha 109 shkollat e mesme publike në vend, prej të cilave më shumë se 17.000 janë në arsimin profesional, rreth 6.000 në gjimnaze dhe 570 në arsimin artistik.

Aplikimi i nxënësve do të bëhet në mënyrë elektronike përmes portalit Uslugi.gov.mk, me hyrje të veçantë për nxënësit përmes llogarive të tyre në schools.mk, pas së cilës dokumentacioni i nevojshëm dorëzohet në shkolla.

Në afatin e qershorit për regjistrim ka dy periudha aplikimi, e para nga 12 deri më 15 qershor dhe e dyta më 23 qershor. Ndërsa në afatin e gushtit ka një periudhë aplikimi, e cila do të realizohet më 20 gusht.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër