Pranvera e shtrenjtë e krizës që po troket shpejtë

Nga B.M
551 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 1 prill, Zhurnal.mk – Luftimet tash e një muaj në Lindjen e Mesme po shakktojnë presion të jashtëzakoinshëm mbi tregjet e energjisë nëpër krejt botën, e për pasojë edhe të prodhimeve të tjera, përfshirë edhe ato të konsumit të përditshëm.

Rritja e çmimeve të naftës si burim energjie dhe ende brum i madh i ekonomisë moderne, tash pa asnjë befasi po dikton çmimet e çdo produkti bazë.

Buka

Me rritjen e çmimit të naftës, e kur energjia, pra edhe ajo elektrike, që të dyja bëhen barrë, buka, si edhe ushqimet e tjera, si mall i konsumit të përditshëm nuk mund të mbetet e pa goditur.

Në Shtip, Koçan, Prilep e Manastir, furrat kanë nisur të rrisin çmimet e bukës së bardhë. Rritja prej 3 deri në 5 denarë për një bukë 450 gramësh mund të duket e vogël në letër, por në realitet është një goditje e drejtpërdrejtë për familjet që tashmë përballen me shtrenjtimin e vajit, vezëve, frutave e perimeve. Industria e mullirit dhe bukëpjekjes paralajmërojnë se kjo është vetëm fillimi, sepse kostot e furnizimit, prodhimit dhe shpërndarjes janë rritur.

Dhe kur buka dhe ushqimet e përditshme shtrenjtohen, kriza merrë një dimension të ri social. Ajo prek drejtpërdrejtë jetën e përditshme të çdo qytetari gjithandej.

Kështu është edhe në Maqedoni të Veriut, një muaj që nga luftimet nëLindje të Mesme.

Dhe për pasojë, edhe Maqedonia e Veriut pranverën po e nisë me një rritje çmimesh të mallërave e shërbimeve, si domino efekt negativ që po godet fuqinë blerëse të qytetarëve, dhe me këtë edhe gjendjen ekonomike-sociale të tyre.

Në krejt këtë situatë të re krize, në Maqedoni të Veriut pagat nuk janëduke e përcjellë ashtu si duhet rritjen e çmimeve të mallërave e shërbimeve, përkundër faktit se këtë javë disa ministri filluan me nënshkrim marrëveshtjesh kolektive me sindikatat e punëtorëve për rritje pagash, të cilat natyrisht se do të ndihmojnë pakëz të hyrat në xhepin e familjeve të vendit, por jo ashtu siç do të duhej, kur ritmi i rritjes sëçmimeve nuk ka shenjë se do të ndalet.

Pranverë e vështirë 

Rritja e pagave e bërë së fundi e humb vlerën përballë vazhdimit tërritjes së çmimeve, sepse ato megjithatë e humbin vlerën reale dita-ditës, e muaj pas muaji, sepse rrjedhimisht çdo rritje çmimi është një ulje e fuqisë blerëse të qytetarëve.

Dhe në këto rrethana, natyrisht që rritja e inflacionit është e pashmangshme. Inflacioni e bënë jetën më të shtrenjtë e si pasojë edhe më e vështirë.

Ky është portreti i një krize të shumëfishtë që po mbështet qytetarët për muri, por jo vetëm në Maqedoni të Veriut, gjithandej nëpër rajon dhe përtej tij në Evropë e në anën tjetër të atlantikut.

Masa e qeverisë

Qeveria thotë se po e ndjek situatën me kujdes dhe se do të ndërmarrë masa shtesë nëse paraqitet nevoja. 

Deri më tash masë të vetme që ka marrë qeveria është ulja e TVSH-sënë 10% për karburante. Por ekspertët ekonomik kudo e ngado paralajmërojnë se kjo nuk do të mjaftojë. Ata thërrasin për masa tjera urgjente pa u vonuar tutje.

Pa subvencione, pa mbështetje për prodhuesit dhe pa politika të qarta për mbrojtjen e konsumatorit, kriza do të thellohet. 

Krizat si kjo e tashme me çrregullim të tregut botëror të karburanteve, qëhetohet shpejtë tek vendet importuese të këtyre burimeve, siç ështëMaqedonia e Veriut, nuk matet vetëm me statistika ajo matet me tavolinën e zbrazët të familjeve.

Masat shtesë të qeverisë do të mund të parandalonin këtë situatë, sa do pak deri sa të ndalen luftimet në Lindje të Mesle e të kthehet normaliteti i çmimeve të naftës në tregjet botërore. / Zhurnal.mk

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër