Deliu i bën thirrje Haxhiut që ta kompletojë përbërjen e KQZ-së

Nga D. V.
269 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 10 prill Zhurnal.mk – Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, i ka bërë thirrje u.d presidentes, Albulena Haxhiu, që të kompletojë përbërjen e Komisionit Qendror Zgjedhor sipas parimeve të Kushtetutës, duke siguruar që vendimmarrja të jetë e paanshme, raporton Ekonomia Online.

Ajo shtoi se PDK-së i takon anëtari i dytë në KQZ, një fakt që është konfirmuar edhe nga organizatat e shoqërisë civile.

“Kosova dje ka shënuar ditën e Kushtetutës, dhe krahas urimeve duhet të flasim për përgjegjësinë e munguar të institucioneve që ta respektojnë aktin themeltar të Kosovës. Dua të them që dje është përmbyllur afati 60 ditor të KQZ-së, afat që nuk është respektuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani. Përbërja e Komisionit Qendror Zgjedhor e reflekton vetëm numrin e grupeve parlamentare pavarësisht numrin e deputetëve. PDK-së i takon anëtari i dytë në KQZ, këtë e kanë konfirmuar edhe organizatat e Shoqërisë Civile. PDK me këtë rast kërkon nga U.D e presidentes që ta kompletojë përbërjen e KQZ ashtu siç e parasheh Kushtetuta e Kosovës. Kërkojmë që të jetë e paanshme në vendimmarrje”, tha Deliu.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër