Gjenerali amerikan takohet me ministrin e mbrojtjes

Nga Xh M
334 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 10 prill Zhurnal.mk – Gjenerali amerikan Chris McKinney nga Komanda Evropiane e SHBA-së u takua këtë javë në Tiranë me Ministrin e Mbrojtjes Ermal Nufi, Shefin e Mbrojtjes, Gjeneral Lejtnant Arben Kingji dhe udhëheqës të lartë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë

Lajmin e ka bërë me dija ambasada amerikane në Tiranë, e cila thekson se Shqipëria ka bërë progres mbresëlënës në mbrojtjen kibernetik

“Gjenerali i Brigadës Chris McKinney nga Komanda Evropiane e SHBA-së u takua këtë javë në Tiranë me Ministrin e Mbrojtjes Ermal Nufi, Shefin e Mbrojtjes, Gjeneral Lejtnant Arben Kingji dhe udhëheqës të lartë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Diskutimet u përqendruan në sigurinë rajonale, shpenzimet e mbrojtjes, rëndësinë e lëvizshmërisë ushtarake përmes Korridorit VIII Pan-Evropian dhe progresin mbresëlënës të Shqipërisë në aftësitë e mbrojtjes kibernetike”-shkruan ambasada.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër