Rama kritikon ndërhyrjet në rrugët e Prishtinës: Ujësjellësi është i obliguar që të njoftojë komunën

Nga Xh M
231 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 11 prill Zhurnal.mk – Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se i është drejtuar me shkresë zyrtare KRU Prishtina, ku i kërkohet që punimet që ata i realizojnë të mos bëhen gjatë orareve të pikut të trafikut, dhe se, të njoftohet Drejtoria e Investimeve Kapitale, në mënyrë që të intervenohet menjëherë për sanimin dhe asfaltimin e sipërfaqeve që po i dëmtojnë.

Nga Rama është thënë edhe se, ujësjellësi është i obliguar që të njoftojë Komunën për çdo intervenim që realizon në rrugë, ku përfshihet prerja e asfaltit dhe trotuareve

”Ujësjellësi është i obliguar që të njoftojë Komunën për çdo intervenim që realizon në rrugë, ku përfshihet prerja e asfaltit dhe trotuareve. ❌ Për këtë qëllim, ne i jemi drejtuar me një shkresë zyrtare, përmes së cilës kemi kërkuar që, përveç rasteve emergjente ku kërkohet ndërhyrje e menjëhershme, këto punime të mos realizohen”, ka shkruar Rama.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër