VLEN: Mbi 70% e përfituesve nga Plani për Punësim 2025 janë të rinj

Nga Xh M
412 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 12 prill, Zhurnal.mk – Mbështetja për të rinjtë dhe fuqizimi i tyre në tregun e punës mbetet prioritet, vlerësojnë nga VLEN, duke theksuar se rezultatet nga Plani Operativ për Punësim për vitin 2025 tregojnë një përfshirje të lartë të të rinjve.

Sipas të dhënave, nga rreth 13.000 persona të planifikuar për përfshirje në këtë plan, 8.576 ose 70,9% janë të rinj deri në moshën 29 vjeç. Nga VLEN thonë se ky është një tregues i qartë i interesimit dhe angazhimit të brezit të ri për të siguruar vendin e tyre në tregun e punës.

Një nga masat kryesore të planit, ajo e vetëpunësimit për mbështetjen e sipërmarrjes, ka dhënë gjithashtu rezultate të dukshme. Nga gjithsej 2.755 biznese të reja të planifikuara, 1.896 janë hapur nga të rinj deri në moshën 29 vjeç.

Nga kjo parti vlerësojnë se këto shifra dëshmojnë për rolin e rëndësishëm të të rinjve në zhvillimin ekonomik, duke theksuar se energjia, kreativiteti dhe guximi i tyre janë faktorë kyç për hapjen e vendeve të reja të punës dhe nxitjen e sipërmarrjes.

“Këto nuk janë vetëm statistika, por dëshmi konkrete e këmbënguljes së rinisë sonë, e cila përballet me sfidat dhe i shndërron ato në mundësi”, thuhet në reagimin e VLEN.

Nga atje shtojnë se do të vazhdojnë të mbështesin të rinjtë përmes politikave konkrete, duke theksuar se krijimi i mundësive për punësim dhe zhvillim profesional mbetet ndër prioritetet kryesore të tyre.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër