Ndryshimet në postet e zv/ministrave dhe drejtorëve, Kasami: Javën tjetër takohemi me Mickoskin

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 15 tetor, Zhurnal.mk – Bashkëkryetari i VLEN-it, Bilall Kasami në një deklaratë për mediat, ka thënë se javën tjetër pritet të takohet me kryetarin e VMRO-së dhe kryeministër Hristijan Mickoski, ku do të diskutohet për ndryshimet në postet e zëvendës ministrave dhe drejtorëve.

“Edhe për zëvendës ministra, plotësimin dhe zëvendësimin e zëvendësministrave por njëherit edhe për eshalonët tjera, më konkretisht për drejtorët dhe zëvendës drejtorët aty ku duhet plotësuar dhe aty ku duhet të bëhet zëvendësimi i tyre”, tha Kasami.

artikuj të ndërlidhura