Magyar: Hungaria do të ekzekutojë urdhër-arrestin ndërkombëtar për Netanyahun

Nga Xh M
194 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Budapest, 20 prill Zhurnal.mk – Fituesi i zgjedhjeve parlamentare të Hungarisë, Peter Magyar ka njoftuar se vendi i tij do të ribashkohet me Gjykatën Ndërkombëtare Penale dhe do të ekzekutojë urdhër-arrestet e lëshuara nga organi i pavarur gjyqësor, përfshirë atë për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

Kryeministri në largim Viktor Orban njoftoi vitin e kaluar se Hungaria po tërhiqej nga GJPN-ja pasi mirëpriti Netanyahun në Budapest. Ky vendim do të hynte në fuqi më 2 qershor 2026.

Pas fitores së tij, Magyar njoftoi menjëherë se Hungaria do të kthehej në GJPN. Megjithatë, sipas një raporti izraelit mbi bisedën e tij telefonike me Netanyahun, ai e ftoi atë në Budapest më 23 tetor, për 70-vjetorin e kryengritjes së vitit 1956 kundër sovjetikëve.

Kur u pyet nga një gazetar për këtë kontradiktë, Magjari sqaroi se kishte ftuar të gjithë udhëheqësit me të cilët foli në telefon.

“Nëse një vend është anëtar i GJPN-së dhe një person i kërkuar kalon nëpër territorin e tij, atëherë ai duhet të ndalohet”, tha ai pas takimit të parë të grupit të tij parlamentar.

“Nuk kam nevojë të them gjithçka në telefon. E marr si të mirëqenë që çdo kryetar shteti i njeh këto ligje”, shtoi ai.

Mayar njoftoi gjithashtu se seanca e parë e parlamentit të ri do të mbahet në fundjavën e 9-10 majit, kur ai do të betohet gjithashtu.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër