Tragjedi në Kroacia: Digjet kamioni me targa maqedonase, humb jetën shoferi

Nga B.M
982 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Slavonski Brod, 06 maj, Zhurnal.mk – Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kroacia, ku një kamion me targa maqedonase është përplasur me një linjë elektrike dhe më pas është përfshirë nga zjarri, ndërsa shoferi ka humbur jetën, shkruan Dnevnik.hr.

Një kamion u përfshi nga flakët në autostradë në Kroaci, pranë Slavonski Brod, ndërsa sipas mediave lokale, shoferi ishte shtetas i Maqedonisë.

Dje në orën 14:18, policia ka marrë një njoftim se një kamion është përfshirë nga zjarri në autostradën Autostrada A3, pranë Sredancit në drejtim të Breganës, dhe se në automjet ndodhej një person. Aksidenti ka ndodhur pasi kamioni ka thyer barrierën ndarëse dhe është përplasur me një linjë elektrike.

Sipas informacioneve jozyrtare të portalit lokal SB Online, shoferi ka mbetur i bllokuar në automjet dhe ka ndërruar jetë. Jozyrtarisht bëhet fjalë për një shtetas të moshuar nga Maqedonia e Veriut. Në kamion nuk kishte persona të tjerë përveç shoferit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër