Ademi: Le të zbatohet ligji për përdorimin e gjuhëve, çdo largim nga kjo, na dërgon mbrapa

Nga D. V.
473 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 19 maj, Zhurnal.mk – Njëri nga organizatorët e protestës studentore, Mevlan Ademi bëri thirrje për zbatimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve. Ademi tutje theksoi se çdo ligj i ri i cili nuk është i harmonizuar me ligjin aktual për përdorimin e gjuhëve na dërgon pas.

“Bëj thirrje që të zbatohet ligji për përdorimin e gjuhëve, ashtu siç është. Çdo largesë prej asaj, çdo ligj i ri që nuk është i harmonizuar me këtë ligj po na dërgon neve pas.

E tash ne mund të kemi 10 provime për studentët që janë në gjuhën maqedonase e këto 10, tani ne nuk do të bëjmë 10 komisione të reja e 10 ligje të reja.

Por të bëhet një zgjidhje, të bazohen te ligji për përdorimin e gjuhëve në çdo kërkesë tonën të cilët ne do të dorëzojmë vetëm të bazohen në ligjin aktual”, deklaroi njëri nga organizatorët e protestës studentore, Mevlan Ademi në emisionin Click Plus në “TV21”.

Kujtojmë se dje në Shkup u organizua protesta e dytë e studentëve në Maqedoni, të cilët kërkojnë që provimin e jjurisprudencës dhe të gjitha provime e tjera t’i japin në gjuhën shqipe.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër