Debati në Kuvend/ Deputetja Vokshi: Ministri mashtroi, raporti i IBAR nuk është miratuar. Gogu: Keni smirë politike, ju vini këtu e ngrini vetëm akuza

Nga D. V.
344 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 21 maj, Zhurnal.mk – Seanca plenare e kësaj të enjte në Kuvendin e Shqipërisë nisi me debate. Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, akuzoi ministrin e Drejtësisë, Toni Gogun, se ka gënjyer sa i përket miratimit të raportit të IBAR-it.

“Me çfarë pafytyrësie, ose paaftësie, mundte një ministër të japë një lajm që s’është i vërtetë. Raporti i IBAR nuk është miratuar. Unë nuk e di me çfarë kurajë mund të dalësh. Të paktën tre vende anëtare nga 27 kanë pasur probleme me grupkapitujt e parë. E kanë shtyrë deri të premten. Të paktën ministri Gogu të priste deri të premten. Pra, ministër Gogu, që shpërndan lajme të pavërteta dhe që i jep meritat Edi Ramës që s’i meriton, të dalë të kërkojë falje. Kërkoj që ministri të kërkojë falje”, u shpreh Albana Vokshi.

“Unë dola në konferencë për të informuar punën e palodhur të kolegëve të ministrisë së Drejtësisë në procesin e negocimit të pikave të ndërmjetme. Ka qenë një 18-mujor intensiv. Ku kolegët e Ministrisë së Drejtësisë kanë arritur të dërgojnë në Bruksel 8 mijë faqe. 90 takime kanë ndodhur atje në Bruksel, 70 institucione janë koordinuar në Shqipëri për të dorëzuar ato rezultate faktive që janë duke u shqyrtuar nga grupi i punës dhe vendimmarrësit. Shpjegova se si procesi është dinamik, si negociatat lëvizin dhe nuk ngecin. Gjatë kohës kur kolegët e Ministrisë së Drejtësisë punonin të çonin 8 mijë faqet, më vjen keq që ju keni kontribuar në 8 mijë akuza të ngecies së procesit. Si ka mundësi, që smira juaj politike ndaj progresit të një shoqërie të tërë… Se jeni i vetmi informacion shoqëror që shkoni 36 vjet mbrapa. Ndërkohë që Shqipëria ecën, ju vini këtu dhe ngrini një sërë akuzash, që mua më vjen keq, por unë i kam dëgjuar edhe më parë. Kam dëgjuar që Kryeministri nuk shkon dot në Amerikë, Shqipëria nuk progreson përpara”, tha ndër të tjera Toni Gogu.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër