Musliu-Shoshi: Nga Donika Gërvalla nuk pritet të mbrohet UÇK-ja

Nga D. V.
382 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 21 maj, Zhurnal.mk – Kandidatja e PDK-së për deputete në Kuvendin e Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka hedhur akuza ndaj Ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla lidhur me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe deklaratën e deputetit të VV-së Fatos Geci.

Fillimisht ishte Donika Gërvalla e cila i doli në mbrotje Gecit duke thënë se e respekton atë që ka thënë Geci.

“Fatosi, në përgjithësi familja Geci nga Llausha, ka një histori të dhimbshme të pasluftës dhe gjatë luftës. Edhe unë pa dashur të bëjë avokatin, e as gjykatësin e Fatos Gecit, unë e respektoj atë çfarë thotë Fatosi, sepse e respektoj përvojën dhe biografinë e familjes së tij. Mendoj që ajo pjesë e historisë sonë më të re është pjesë e historisë së Republikës së Kosovës, pjesë e një sakrifice të jashtëzakonshme që kanë bërë disa familje të mëdha në Kosovë. Kështu që Fatos Geci është njëri nga zërat e ndryshëm në këtë listë”, ka thënë Gërvalla.

E për këtë Musliu-Shoshi thotë se nga Donika Gërvalla nuk pritet të mbrohet UÇK-ja.

Reagimi i plotë:

Që nga paraqitja e parë e Donikës në Kombet e Bashkuara, Serbia s’ka pasur më nevojë të shpenzojë miliona për lobim kundër Kosovës sepse ajo këtë punë e ka bërë vetë më mirë se kushdo.

Ky rol vazhdoi deri në mbledhjen në të njëjtin institucion, ku u falënderua publikisht nga Dacici për “bashkëpunimin” dhe qasjen e saj.

Nga një profil i tillë nuk mund të pritet mbrojtje për UÇK-në. PËRKUNDRAZI!

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër