Shkup, 25 maj, Zhurnal.mk – Në Shkup do të bëhet sot hapja e shtabit të Lëvizja Vetëvendosje për zgjedhjet parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen më 7 qershor.
Sipas njoftimit, aktiviteti do të nisë në ora 18:00 në Çarshinë e Shkupit, përballë qebaptores “Pçella”.
Ky organizim vjen pas integrimit të strukturave të Vetëvendosjes në Maqedoninë e Veriut në kuadër të koalicionit VLEN dhe konsiderohet pjesë e mobilizimit për mbështetjen e procesit zgjedhor në Kosovë.
Në aktivitet pritet të marrin pjesë aktivistë, përkrahës dhe figura politike nga vendi, ndërsa sipas informacioneve jozyrtare, nuk përjashtohet mundësia e pranisë edhe të figurave të rëndësishme politike nga Kosova.
Hapja zyrtare e shtabit është paralajmëruar të fillojë në ora 18:00.

