Shkup, 25 maj, Zhurnal.mk – MPB njofton se policia ka ndaluar katër shtatas të Turqisë në Shkup për shkak se kanë aksidentuar një person dhe e kishin sulmuar fizikisht.
“Më 25.05.2026 në orën 01:30 në Shkup, nëpunës policorë nga SPB Shkup i kanë privuar nga liria O.A. (21), A.F.E. (21), T.A.B. (22) dhe A.I.O. (24), të gjithë nga Turqia, duke vepruar sipas një denoncimi të datës 24.05.2026 rreth orës 19:55 se në zonën e Qendrës, pas një mosmarrëveshjeje në trafik, fillimisht me automjetin e tyre „Audi“ kanë goditur motorin e F.M. (20) nga Shkupi, i cili po kryente detyra pune si furnizues, dhe më pas e kanë sulmuar fizikisht. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatëse”, thonë nga MPB.
