Mexhiti nga hapja e shtabit të VV në Shkup: Shqiptarët e Maqedonisë duan një Kosovë sa më të fortë

Nga Xh M
506 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 25 maj Zhurnal.mk – Bashkëkryetari i VLEN, Izet Mexhiti, gjatë hapjes së shtabit zgjedhor të Lëvizjes Vetëvendosje në Shkup, tha se ky është organizimi i parë i një partie nga Kosova në Maqedoninë e Veriut dhe se bashkëpunimi mes shqiptarëve do të thellohet edhe më shumë në të ardhmen.

Mexhiti theksoi se Shkupi historikisht ka pasur lidhje të forta me Kosovën, duke veçuar Çairin si zonë ku familjet shqiptare janë të lidhura ngushtë me Gjakovën dhe Prizrenin.

“Është hera e parë që hapet një shtab i një partie nga Kosova dhe ky organizim do të sjellë bashkëpunim edhe më të madh me projekte konkrete”, deklaroi ai.

Sipas Mexhitit, shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dëshirojnë ta shohin Kosovën sa më të zhvilluar dhe më të fuqishme, duke theksuar se hapja e shtabit të Vetëvendosjes në Shkup do të shërbejë si adresë organizimi për zgjedhjet e 7 qershorit.

Ai shtoi se qytetarët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut tradicionalisht kanë qenë të lidhur me proceset politike në Kosovë dhe se mbështetja për Vetëvendosjen synon vazhdimin e një rruge që, sipas tij, çon drejt një fitoreje të re.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër