Kurti pret në takim drejtoreshën e Qendrës Kulturore të Kosovës në Paris

Nga D. V.
315 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 26 maj, Zhurnal.mk – Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pritur në takim drejtoreshën e Qendra Kulturore e Kosovës në Paris, Dr. Frédérique Duversin.

Gjatë takimit, Kurti e ka falënderuar Dr. Duversin për angazhimin e saj shumëvjeçar në promovimin e kulturës kosovare në Francë dhe për kontributin e dhënë që nga vitet ’90 në mbështetje të artistëve, studentëve dhe studiuesve kosovarë.

Në njoftim bëhet e ditur se në takim është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në fushën e kulturës dhe arsimit, përmes shkëmbimeve akademike, rezidencave artistike dhe promovimit të artistëve kosovarë në Francë dhe hapësirën frankofone.

Po ashtu, është vlerësuar bashkëpunimi i deritanishëm me institucione franceze si muze, biblioteka, universitete dhe shkolla arti, si bazë për zgjerimin e mëtejmë të rrjetit kulturor dhe akademik.

Në takim është theksuar rëndësia e diplomacisë kulturore në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe France, si dhe nevoja për vazhdimin e mbështetjes së promovimit të kulturës dhe artit kosovar në hapësirën frankofone.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër