Ahmeti ngushëllon familjen Meta për humbjen e Rexhep Metës

Nga R.ZH
971 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 2 qershor, Zhurnal.mk – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka shprehur ngushëllimet e tij të sinqerta për ndarjen nga jeta të Rexhep Metës, babait të ish-presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

Në mesazhin e tij të ngushëllimit, Ahmeti theksoi se e mori me pikëllim të thellë lajmin për humbjen e Rexhep Metës, duke vlerësuar se ndarja nga jeta e një prindi përbën një nga dhimbjet më të mëdha që mund të përjetojë njeriu, përcjell Zhurnal.mk.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Rexhep Metës, babait të ish-Presidentit të Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta.

Në këto momente zie dhe dhimbjeje për familjen Meta, dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe më të ndjera. Humbja e prindit është një nga sprovat më të rënda të jetës, një dhimbje që lë gjurmë të pashlyeshme në zemrën e çdo njeriu.

Lutem që familja dhe të afërmit të gjejnë forcën, durimin dhe besimin për ta përballuar këtë humbje të madhe, ndërsa kujtimi dhe vlerat që i ndjeri la pas të mbeten përherë burim frymëzimi dhe krenarie për brezat që vijnë. I përjetshëm qoftë kujtimi i tij”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit të Ahmetit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër