5
Shkup, 28 tetor Zhurnal.mk – Aleanca për Shqiptarët po i afrohet përfundimit të procesit të formimit të degëve. Sipas njoftimit nga mbledhja e Kryesisë, dy degët e mbetura, ajo e Butelit dhe e Çuçer-Sandevës, pritet të formohen së shpejti.
Gjatë mbledhjes u diskutua edhe situata aktuale politike. Aleanca bëri thirrje për mobilizim të anëtarësisë dhe angazhim në terren për të ndihmuar kandidatin e AKI-së në Bërvenicë për të vulosur fitoren.
Në pikën e fundit të rendit të ditës, të ndryshme, u diskutua edhe për kongresin e partisë, i cili pritet të mbahet nga fundi i vitit. Përgatitjet për organizimin e tij janë në vazhdim.
