Gashi në konferencën KOSAP: Zgjerimi i BE-së ofron stabilitet, siguri dhe prosperitet

Nga D. V.
924 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 5 qershor, Zhurnal.mk – Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në konferencën e KOSAP deklaroi se zgjerimi i Bashkimit Evropian mbetet një nga politikat më të rëndësishme për stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e kontinentit, transmeton Zhurnal.

Ai theksoi se vendet e Ballkanit Perëndimor i përkasin BE-së dhe se bashkëpunimi rajonal është thelbësor për përshpejtimin e procesit të integrimit evropian. “Zgjerimi i Bashkimit Evropian paraqet një nga politikat më të rëndësishme për stabilitetin afatgjatë, sigurinë dhe prosperitetin e tërë kontinentit evropian. Vendet e Ballkanit Perëndimor i përkasin Bashkimit Evropian – jo vetëm nga aspekti gjeografik, por edhe për nga vlerat dhe historia. Bashkëpunimi rajonal është thelbësor për përshpejtimin e procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE”.

“Përkatësisht, ndërlidhja sot paraqet element kyç për qëndrueshmërinë ekonomike, stabilitetin rajonal dhe zhvillimin e qëndrueshëm në kushte të rritjes së pasigurisë gjeopolitike dhe transformimit të zinxhirëve globalë të furnizimit. Republika e Maqedonisë së Veriut, si shtet me pozitë strategjike në udhëkryqin ndërmjet Evropës dhe hapësirës më të gjerë euroaziatike, ka rol aktiv në avancimin e ndërlidhjes rajonale infrastrukturore dhe transportuese. Përcaktimi i shtetit tonë është zhvillimi i bashkëpunimit aktiv rajonal, promovimi i projekteve infrastrukturore dhe kontributi drejt një Evrope stabile, të sigurt dhe ekonomikisht të ndërlidhur”, u shpreh mes tjerash Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi. /Zhurnal.mk

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër