Deri në orën 17:00 votuan mbi 28% e qytetarëve

Nga Xh M
821 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 7 qershor Zhurnal.mk – Në ueb-faqen e KQZ-së bëhet e ditur se, deri në orën 17:00, kanë votuar rreth 28 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, tha më herët në një konferencë për media se procesi zgjedhor është duke u zhvilluar në mënyrë të rregullt dhe pa asnjë incident në 38 komunat e vendit.

“Sipas të dhënave të fundit nga komisionet komunale, qendrat e votimit po funksionojnë normalisht në gjithë vendin. Procesi zgjedhor po zhvillohet qetë dhe pa asnjë pengesë që do të mundë ta cenonte mbarëvajtjen e procesit zgjedhor”, tha Radoniqi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër