27-vjetori i çlirimit të Kosovës shënohet me homazhe dhe aktivitete të ndryshme

Nga D. V.
661 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 12 qershor, Zhurnal.mk – Në nder të 27-vjetorit të çlirimit të Kosovës, Qeveria në detyrë dhe Presidenca do të organizojnë një sërë aktivitetesh përkujtimore gjatë ditës së sotme.

Aktivitetet nisin në ora 09:00 me homazhe në Kompleksin Memorial të Adem Jashari në Prekaz.

Më pas, në Prishtinë do të zhvillohen homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova në ora 10:30, te varri i veprimtarit Adem Demaçi në ora 10:40, te varrezat e dëshmorëve në ora 10:50 dhe te Monumenti i Heroit Zahir Pajaziti në ora 11:00.

Në kuadër të shënimit të kësaj date, në ora 16:00 në Biblioteka Kombëtare ‘Pjetër Bogdani’ do të hapet ekspozita fotografike “KFOR and Kosova 25+”, e cila sjell momente dhe dëshmi nga angazhimi i KFOR-it në Kosovë ndër vite.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër