Tiranë, 12 qershor, Zhurnal.mk – Presidenti Bajram Begaj përcolli sot urimet për Ditën e Çlirimit të Kosovës.
Në një mesazh në rrjetet sociale, Begaj u shpreh se Liria e Kosovës erdhi në sajë të sakrificës sublime të mijëra burrave dhe grave, luftës heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe vendosmërisë së aleatëve tanë strategjikë.
Begaj shprehu mirënjohjen ndaj NATO-s që qëndroi në anën e drejtësisë, lirisë dhe dinjitetit njerëzor në një nga momentet më vendimtare të historisë së kombit tonë.
Po ashtu, Kreu i Shtetit shprehu mirënjohjen për luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për sakrificën e dëshmorëve dhe të gjithë atyre që kontribuan për lirinë e Kosovës.
“Lavdi të përjetshme dëshmorëve të lirisë”, u shpreh Presidenti, në mesazhin e tij të urimit.
