Bido për marshimin në Rinas: Drejtimi i protestuesve te infrastruktura kritike është akt antikombëtar

Nga Xh M
689 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 15 qershor Zhurnal.mk – Ardit Bido, deputeti i PS-së në zonën e Vlorës, ka komentuar marshimin e djeshëm në Rinas, ku protestuesit u mblodhën pranë ambienteve të aeroportit.

Sipas tij, tentativa të tilla bëhen vetëm kur ndodhin “grushte shteti”.

“Dje ne pamë që një grup 200-300 të rinjsh, të cilët jam i bindur që janë të rinj të pastër, për çfarëdo lloj arsyeje individuale, gjë që duhet ta shohim pak më thellë. Ai i cili i ka orientuar drejt diçkaje që është infrastrukturë kritike, padyshim ka bërë një akt antikombëtar. Aeroportet dhe çdo gjë që është e planifikuar si infrastrukturë kritike”, tha Bido.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër