“Rama dorëhiqu, nuk tërhiqemi” – S’ndalet marshimi nëpër Tiranë

Nga Xh M
924 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Për të 16-ën ditë radhazi, protestat në Tiranë kanë vijuar pa ndërprerje, me qytetarët që kanë mbushur sërish rrugët e kryeqytetit në shenjë kundërshtimi ndaj qeverisë.

Protestuesit kanë zhvilluar marshime në qendër të qytetit, duke përsëritur thirrjet “Rama ik!” dhe “Rama jep dorëheqjen!”, slogane që janë kthyer në simbolin kryesor të kësaj lëvizjeje. Tubimi ka sjellë edhe një herë bllokim të qarkullimit në disa akse qendrore të Tiranës.

Pjesëmarrësit janë shprehur se do të vazhdojnë protestat çdo ditë dhe se kërkesa e tyre kryesore mbetet largimi i kryeministrit, pa pranuar zgjidhje të tjera kompromisi.

Gjatë marshimit, qytetarët kanë kënduar këngë patriotike kushtuar atdheut dhe Shqipërisë. Ndërkohë, protestat që prej ditësh kanë përfshirë vendin kanë nxitur reagime edhe jashtë kufijve, me shqiptarë të diasporës që kanë shprehur mbështetjen e tyre ndaj lëvizjes.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër