Publikohen fotografi të një të mituri me mesazhe kërcënuese në rrjetet sociale, njoftohet prokuroria

Nga D. V.
718 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 17 qershor, Zhurnal.mk – Një rast shqetësues është denoncuar në DPB Gostivar, ku një banor i fshatit Çegran ka raportuar kërcënime ndaj familjes së tij përmes rrjeteve sociale.

Sipas policisë, I.A. (53) ka denoncuar se në një rrjet social janë publikuar fotografi të djalit të tij të mitur, të shoqëruara me tekste që përmbajnë kërcënime ndaj jetës dhe sigurisë së familjes.

Për rastin është njoftuar prokurori publik, ndërsa organet kompetente po ndërmarrin masa për identifikimin e personave përgjegjës dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes, raporton Tetovasot.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër