Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj ‘bojkotojnë’ festën pas Ferma VIP 3?

Nga D V
704 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Pas përfundimit të edicionit të tretë të Ferma VIP, ku fituesja e madhe u shpall poetja Mimoza Ahmeti, u organizua edhe festa përmbyllëse e spektaklit.

Në mbrëmjen festive morën pjesë ish-konkurrentët, opinionistët dhe anëtarë të stafit që kontribuuan në realizimin e formatit gjatë gjithë sezonit.

Atmosfera u karakterizua me muzikë dhe takime mes personazheve që ishin pjesë e këtij rrugëtimi televiziv.

Megjithatë, vëmendjen e të gjithëve e tërhoqi mungesa e dy emrave të rëndësishëm të këtij projekti.

Moderatorja Arbana Osmani dhe regjisori Eduart Grishaj nuk u panë në festën e organizuar pas finales.

 Foto: YouTube

Mungesa e tyre nuk kaloi pa u vënë re nga të ftuarit dhe fansat e emisionit, duke nxitur diskutime dhe spekulime të ndryshme në rrjetet sociale.

Deri më tani, as Osmani dhe as Grishaj nuk kanë bërë ndonjë reagim publik lidhur me arsyet e mospranisë së tyre në këtë organizim.

 Foto: Instagram

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër