Djali i David Beckham përfundon në gjykatë, injoroi paralajmërimin e policisë

Nga D. V.
558 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Romeo Beckham, djali 23-vjeçar i David Beckham dhe Victoria Beckham, është gjobitur nga autoritetet britanike pasi u kap duke përdorur telefonin celular gjatë drejtimit të veturës në Londër.

Ngjarja ndodhi në Westminster, kur policia e vuri re teksa priste në semafor me të dyja duart në telefon, në vend që t’i mbante në timon.

Sipas raportit të policisë, ai po shfletonte ekranin e telefonit dhe nuk kishte kontroll të plotë mbi automjetin e tij, një Porsche 911.

 Romeo Beckham

Gjatë kontrollit, policia vuri re gjithashtu se në ulësen e pasagjerit ndodhej një grua që mbante në prehër një qen të pasiguruar, gjë që përbën gjithashtu shkelje të rregullave të qarkullimit.

Fillimisht, Beckhamit iu ofrua mundësia të shmangte gjykatën duke paguar një gjobë dhe duke ndjekur një kurs për drejtim të sigurt, por ai nuk iu përgjigj ofertës së policisë.

Për këtë arsye, çështja përfundoi në gjykatë.

Gjykata në Westminster e shpalli fajtor për drejtim të mjetit pa kontrollin e duhur dhe i shqiptoi një gjobë prej 440 funtesh.

Përveç kësaj, ai mori tre pikë ndëshkuese në patentë dhe u urdhërua të paguante edhe shpenzimet gjyqësore dhe tarifat shtesë të përcaktuara nga gjykata.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër