Hashim Thaçi i qeshur në imazhin e fundit të ndarë nga djali i tij

Nga D. V.
713 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 23 qershor, Zhurnal.mk – Endrit Thaçi ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram një fotografi të babait të tij, ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, i cili vazhdon të qëndrojë në paraburgim në Hagë.

Fotografia, e realizuar në një ambient të thjeshtë dhe me paraqitje zyrtare, e tregon Thaçin të buzëqeshur dhe në gjendje të mirë shpirtërore.

Hashim Thaçi ndodhet në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020, ndërsa procesi gjyqësor ndaj tij dhe bashkëakuzuarve të tjerë po vazhdon. Gjatë kësaj periudhe, familjarët e tij kanë publikuar herë pas here fotografi dhe mesazhe në rrjetet sociale, duke shprehur mbështetje dhe duke kërkuar drejtësi në procesin që po zhvillohet.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër