Mbrojtësi i Anglisë tregohet i sinqertë: Në të ardhmen do të luaj në mesfushë

Nga D. V.
689 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Nico O’Reilly është shndërruar në zgjedhjen e parë të Anglisë në krahun e majtë të mbrojtjes para Kupës së Botës, por talenti i Manchester Cityt beson se e ardhmja e tij afatgjatë është në mesfushë.

20-vjeçari ka impresionuar me paraqitjet e tij si mbrojtës i majtë, por ka bërë të qartë se pozicioni ku ndihet më natyrshëm është ai i mesfushorit “box-to-box”.

“Mendoj se në të ardhmen do të kthehem në mesfushë. Profili im dhe gjithçka që kam përshtatet atje, ndoshta si një mesfushor ‘box-to-box’. Por si mbrojtës i majtë e kam shijuar dhe kjo më ka sjellë këtu, në një Kupë Bote”, deklaroi O’Reilly.

Futbollisti i Manchester Cityt theksoi se roli i tij aktual nuk është ai i një mbrojtësi të majtë tradicional, pasi shpesh lëviz drejt qendrës së fushës dhe ka liri më të madhe në lojë.

“Duke luajtur si mbrojtës i majtë, në shumicën e kohës jam në qendër të fushës. Nuk është se luaj si një mbrojtës i majtë tradicional. Edhe te Anglia, futem brenda dhe më lejohet të lëviz lirshëm, kështu që është pak më e lehtë”, shtoi ai.

Pavarësisht suksesit në mbrojtje, O’Reilly duket i bindur se në vitet e ardhshme do të rikthehet në pozicionin ku e sheh veten më së miri, atë të mesfushorit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër