Pavarësisht asaj që mund të mendoni, këto nuk janë skica apo paraqitje të detajuara të nxjerra nga ndonjë libër komik për automobila.
Janë foto të një ekspozite të madhe arti në Muzeun e Automobilave Petersen, ku disa vetura klasike janë pikturuar që të duken sikur kanë dalë direkt nga një faqe libri komik.
Njeriu që qëndron pas ekspozitës është artisti Joshua Vides, dhe ekspozita e tij, e quajtur Flat Out , mbahet në muzeun më të famshëm të automobilave në Los Angeles deri në korrik të vitit të ardhshëm.
Veturat nuk janë të vetmet gjëra të pikturuara për t’iu ngjarë skicave të librave komikë.
I gjithë garazhi i improvizuar që i strehon ato mori të njëjtin trajtim.
Gama përfshin modele të vjetra Mercedes, Porsche dhe Ferrari, secila e lyer me dorë fillimisht me të bardhë dhe më pas e përfunduar me detaje të zeza të ndërlikuara që u japin atyre një pamje 2D të sheshtë dhe tërheqëse.
Vides ka punuar më parë me NBA, Formula 1, BMW dhe Fendi.



