BMW po përgatit modelin e ri elektrik i3 Touring, një veturë familjare që pritet të prezantohet zyrtarisht në vitin 2027.
Prototipi i saj është fotografuar gjatë testeve, duke zbuluar një dizajn të ngjashëm me sedanin i3, por me çati më të gjatë dhe hapësirë më të madhe për bagazhe.
Kabina pritet të pajiset me ekran multimedial prej 17,9 inçësh dhe sistemin BMW Panoramic iDrive.
Modeli do të ofrohet me disa konfigurime motorike, ndërsa versioni më i fuqishëm i3 50 xDrive zhvillon 463 kuaj fuqi.
Bateria prej 108,7 kWh e këtij versioni mundëson autonomi deri në 912 kilometra sipas ciklit WLTP, megjithëse te versioni Touring kjo shifër mund të jetë pak më e ulët.
Me këtë model, BMW synon të kombinojë performancën elektrike me hapësirën dhe prakticitetin që kërkojnë familjet.



