Ferati merr detyrën si ministër: Fillojmë ndryshe, me qasje të hapur dhe punë të ndershme

Nga Xh M
919 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 14 korrik Zhurnal.mk – Ministri i sapozgjedhur për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Agon Ferati, ka falënderuar shumicën parlamentare për votën dhe besimin e dhënë për emërimin e tij në këtë detyrë.

Përmes një reagimi publik, Ferati theksoi se zgjedhja në krye të Ministrisë për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive përfaqëson një nder, por mbi të gjitha një përgjegjësi të madhe ndaj qytetarëve.

“Zgjedhja në këtë detyrë është një nder, por mbi të gjitha një përgjegjësi e madhe publike. Besimin që mora sot e konsideroj si obligim për punë të ndershme, qasje të hapur dhe rezultate konkrete në shërbim të qytetarëve”, u shpreh Ferati.

Ai shtoi se mandatin e tij do ta ndërtojë mbi transparencën, përkushtimin dhe rezultatet konkrete, ndërsa mesazhin e tij e përmbylli me fjalët:

“Nga sot, fillojmë ndryshe. Faleminderit!”

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër