Lajm i keq për Francën dhe Arsenalin

Nga L. M
1,121 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Mbrojtësi i Francës dhe Arsenalit, William Saliba, rrezikon të qëndrojë jashtë fushave të blerta për 5 muaj, për shkak të dëmtimit që ai pësoi gjatë ndeshjes gjysmëfinale të Botërorit kundër Spanjës.

Në momentin e daljes nga fusha mbrojtësi qendror u pa të thoshte se shpina e kishte tradhëtuar.

Sipas shtypit francez, Saliba pritet që të humbasë disa muaj të fillimit të sezonit të ardhshëm në Premier League.

“L’Equipe” bën me dije se futbollisti i Arsenalit duhet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe nuk do të jetë i disponueshëm deri në muajin dhjetor.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër