Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 7 qershorit, Kosova ka hyrë në një fazë vendimtare të jetës politike, ku fokusi kryesor është formimi i institucioneve të reja.
Takimet e para mes Lëvizjes Vetëvendosje, si partia fituese, dhe subjekteve opozitare kanë shënuar nisjen e procesit të konsultimeve, por deri më tani pa rezultate konkrete.
E në lidhje me këtë çështje, për “Bota sot” foli profesori Enver Bytyçi, i cili u shpreh se pas certifikimit të rezultateve zgjedhore, tani pritet vetëm formimi i institucioneve të reja të vendit
