Protesta hyn në ditën e 49-të, qytetarët marshojnë nëpër rrugët e Tiranës

Nga Xh M
1,890 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 18 korrik Zhurnal.mk – Aktivistë dhe qytetarë u mblodhën edhe sot për të vijuar qëndresën e tyre, e cila ka arritur në ditën e 49-të. Tubimi nisi në orën 19:00 në sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas pjesëmarrësit u zhvendosën para Kryeministrisë, ku mbajtën fjalimet e tyre.

Pas qëndrimit përpara godinës së qeverisë, protestuesit nisën marshimin nëpër rrugët e kryeqytetit, duke mbajtur në duar pankarta dhe flamuj.

Organizatorët i publikuan pak ditë më parë kërkesat kryesore të protestës. Ato përfshijnë dorëheqjen e kryeministrit dhe të qeverisë, si edhe ngritjen e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake, me mandat 12-mujor.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër